Këmbësorja goditet nga motoçikleta në Prishtinë

Kronikë

Këmbësorja goditet nga motoçikleta në Prishtinë

Më: 23 mars 2026 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Një këmbësore është goditur nga një motoçikletë sot në Prishtinë.

Saktësisht rasti ka ndodhur në rrugën e UÇK-së, rreth orës 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytet.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat