I dyshuari për plagosjen e zyrtarit të IPK-së, ende në kërkim

Kronikë

I dyshuari për plagosjen e zyrtarit të IPK-së, ende në kërkim

Më: 24 mars 2026 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Autoritetet vendore janë ende në kërkim të të dyshuarit për plagosjen e një zyrtari të Inspektoratit Policor të Kosovës, rast ky që ndodhi mbrëmjen e së hënës te Rruga “B” në Prishtinë.

Bazuar në njoftimin zyrtar, i dyshuari është identifikuar, megjithatë ende nuk është kapur nga policia.

“Njësitë policore i janë përgjigjur një rasti për të shtëna me armë zjarri dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë takuar viktimën mashkull kosovar i cili ishte i plagosur. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili ndodhet në kërkim policor.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat