Bastisje në Kamenicë: Sekuestrohen dru teknikë dhe arrestohen pesë persona

Kronikë

Bastisje në Kamenicë: Sekuestrohen dru teknikë dhe arrestohen pesë persona

Më: 24 mars 2026 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Në Terrstenë të Kamenicës janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 30 trupa dru teknikë, një sasi e dërrasave, 4 traktorë dhe një kamion.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku thotë se aksioni u zhvillua pasi disa persona kanë tërhequr nga Serbia në Kosovë, dru teknikë.

Lidhur me rastin, janë arrestuar pesë persona.

“Terrstenë, Kamenicë / 23.03.2026 – 15:00. Pas hetimeve të zhvilluar është vërejtur se disa persona kanë tërhequr nga Serbia në Republikën e Kosovës dru teknik. Me vendim të prokurorit janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 30 trupa dru teknikë, një sasi e dërrasave, 4 traktorë, dhe një kamion që dyshohet se janë shfrytëzuar për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat