Përshihet nga zjarri një barnatore në Ferizaj

Kronikë

Përshihet nga zjarri një barnatore në Ferizaj

Më: 28 mars 2026 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një barnatore në Ferizaj është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, të premten në 03:20.

“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një objekt - barnatore pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti po hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat