​Aksident në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

Kronikë

​Aksident në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

Më: 29 mars 2026 Në ora: 19:19
Ilustrim

Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar rastin për kp.

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë, është raportuar për një aksident trafiku me të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat