Kapet me armë në veturë në Lipjan, i dyshuari përfundon në polici

Kronikë

Kapet me armë në veturë në Lipjan, i dyshuari përfundon në polici

Më: 31 mars 2026 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Një person është kapur me armë gjatë një kontrolli rutinë nga Policia në Lipjan.

Siç mëson media, ngjarja ka ndodhur më 31 mars 2026, rreth orës 12:20, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, ku njësia patrulluese gjatë kontrollit të një veture ka hasur në një armë.

Sipas të dhënave, automjeti drejtohej nga Gentrit Llugiqi, te i cili gjatë kontrollit është gjetur një armë e shkurtër e tipit “Zoraki M 906-T”, së bashku me një karikator dhe një fishek.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Lipjan dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat