Kontrabandë me migrantë në Ferizaj, kapen shtatë shtetas të huaj

Kronikë

Kontrabandë me migrantë në Ferizaj, kapen shtatë shtetas të huaj

Më: 2 prill 2026 Në ora: 09:11
Policia

Një rast i kontrabandës me migrantë është raportuar në fshatin Babush në orët e para të mëngjesit të 1 prillit.

“Lidhur me veprën e lartcekurështë shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të kamionit të tij në rimorkio janë gjetur shtatë meshkuj shtetas të huaj.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa viktimat janë akomoduar në qendrën e pritjes per migrantë.”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat