Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për krime lufte në komunën e Kaçanikut.
Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari është A.D.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë
Komunikatë e përbashkët me Policinë e Kosovës
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut
Prishtinë, 04 prill 2026 - Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimn e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.