Aksident në Dobroshec: Treni godet një këmbësor

Kronikë

Aksident në Dobroshec: Treni godet një këmbësor

Më: 6 prill 2026 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Një person është goditur sot nga treni i linjës Prishtinë–Pejë në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Sipas informacioneve fillestare të medias, këmbësori ka tentuar të kalojë rrugën në momentin kur është përplasur nga treni.

Për fat të mirë, ai nuk ka humbur jetën, por ka pësuar lëndime trupore.

Njësitet e Policisë së Trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat