​Detaje nga aksidenti fatal në rrugën Drenas–Baicë

Kronikë

​Detaje nga aksidenti fatal në rrugën Drenas–Baicë

Më: 7 prill 2026 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më dje rreth orës 09:40 në rrugën Drenas–Baicë, në komunën e Gllogocit.

Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion, të dyja me targa vendore dhe të drejtuara nga meshkuj kosovarë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat