Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj: Babai e gjeti djalin të asfiksuar, pa shenja jete

Kronikë

Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj: Babai e gjeti djalin të asfiksuar, pa shenja jete

Më: 8 prill 2026 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dal në pah lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhur dje rreth orës 09:55 në Llaushë të Skenderajt, ku një person dyshohet se vdiq si pasojë e zjarrit.

Derisa sot, bëhet e ditur se një burrë ka njoftuar se e ka gjetur djalin e tij të asfiksuar dhe pa shenja jete.

Sipas ankuesit, i biri ishte me të meta mendore.

“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat