Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë

Kronikë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë

Më: 8 prill 2026 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Një rast i zjarrit ka ndodhur në ballkonin e një banese në Prishtinë, konkretisht te banesat e arabëve.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Malë Gashi, komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë.

“Ka ndodhur në një terracë, ku janë djegur një tavolinë dhe një karrige. Fatmirësisht zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha. Ekipi ka intervenuar dhe e ka fikuar zjarrin”, deklaroi ai.

“Nuk kemi informacione për të lënduar”, shtoi Gashi.

Për rastin në fjalë Klankosova.tv ka pyetur edhe Policinë, dhe është në pritje të një përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat