Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Kronikë

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Më: 8 prill 2026 Në ora: 13:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kamion është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, më konkretisht në Duhel.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se lidhur me rastin, një grua ka kërkuar ndihmën e Ekipit të Urgjencës.

Ndërsa, për ngasësin e kamionit dhe pasagjerin, policia ka deklaruar se janë në gjendje të shqetësuar.

Policia ka bërë të ditur se për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës.

“Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës. Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar. Stacioni Policor është njoftuar që të orientojë Ekipin e Urgjencës drejt vendngjarjes”, ka deklaruar Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat