I mituri plagos aksidentalisht një person me armë, arrestohet

Kronikë

I mituri plagos aksidentalisht një person me armë, arrestohet

Më: 11 prill 2026 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar, i mitur, për një plogosje aksidentale të viktimës mashkull kosovar me armë zjarri.

Viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar armën që dyshohet të jetë përdorur për plogosjen. Pas intervistimit të të dyshuarit, rasti është proceduar në përputhje me ligjin dhe me vendim të prokurorit do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

“Viti 10.04.2026, 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti aksidentalisht kishte plagosur me armë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat