Përleshja fizike ku u përfshi zyrtari i FIT, policia jep detaje rreth rastit

Kronikë

Përleshja fizike ku u përfshi zyrtari i FIT, policia jep detaje rreth rastit

Më: 12 prill 2026 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një mosmarrëveshje në trafik ka qenë shkak i një përplasje fizike mes dy personave në Sekiraçë të Podujevës.

I përfshirë në këtë rrahje ka qenë edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Policia në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje rreth rastit, raporton IndeksOnline.  

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

· Sekiraçë, Podujevë / 11.04.2026 – 14:25. Pas një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pjesëtar i PK-së  kështu që kanë ardhur deri te përleshja mes tyre.  Të dy palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat