Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren, rezulton të mos jetë shpërthyes

Kronikë

Alarm për mjet të dyshimtë në Prizren, rezulton të mos jetë shpërthyes

Më: 12 prill 2026 Në ora: 09:29
Policia

Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes.

Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e kishte sjellë mjetin në polici pasi e kishte gjetur derisa po mblidhte hekura.

“Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësia policore derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së dhe konstatuar se nuk është mjet i rrezikshëm dhe nuk ka të bëj me mjet shpërthyes”, thotë PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat