Vetaksidentohet një veturë te Rruga ‘B’

Kronikë

Vetaksidentohet një veturë te Rruga ‘B’

Më: 12 prill 2026 Në ora: 09:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vetaksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Rrugën ‘B’ në Prishtinë.

Një veturë e tipit ‘Tiguan’ dyshohet se nga mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur semaforët.

Në një video të siguruar shihet se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Po ashtu edhe semafori është dëmtuar pas këtij aksidenti.

Nuk raportohet për të lënduar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat