Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Kronikë

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Më: 12 prill 2026 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Vranidoll të Prishtinës, pasi një mosmarrëveshje verbale mes tyre ka eskaluar në përleshje fizike.

Sipas raportit policor, të dyshuarit meshkuj kosovarë fillimisht janë përfshirë në një debat lidhur me një kontest pronësor, i cili më pas ka degjeneruar në sulm fizik ndaj njëri-tjetrit.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Vranidoll, Prishtinë / 11.04.2026 – 17:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjti dyshohet  se pas një mosmarrëveshje verbale rreth një kontesti pronësor kanë eskaluar në përleshje fizike (janë sulmuar mes veti). Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat