Një rast i zhdukjes së një vajze është raportuar në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Nikë Prelaj”.
Sipas njoftimit të policisë, më 11 prill 2026 rreth orës 17:00, një qytetar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia.
Që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për lokalizimin e saj.
Policia u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e vajzës, ta raportojnë atë tek organet kompetente.