Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në ndalim

Kronikë

Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në ndalim

Më: 13 prill 2026 Në ora: 09:02
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje të dhunshme në fshatin Vragoli, në komunën e Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur më 12 prill 2026 rreth orës 16:29, ku tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një konflikt fizik mes vete.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta (thika), të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes.

Të tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas trajtimit ata janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “sulm dhe lëndim i lehtë trupor” dhe mbetet në procedurë hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat