Sulm dhe kanosje me armë në Prishtinë, një i arrestuar

Kronikë

Sulm dhe kanosje me armë në Prishtinë, një i arrestuar

Më: 13 prill 2026 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një person është sulmuar fizikisht dhe kanosur me armë nga tre t dyshuar në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, mbrëmjen e së dielës.

Lidhur me rastin, policia ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit, ndërsa dy të tjerët mbeten në kërkim.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Fahri Falziu, Prishtinë  12.04.2026 – 21:30. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht dhe kanosur me armë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin është arrestuar njëri prej të dyshuarve dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat