Policia po e heton vdekjen e një personi në Shtime

Kronikë

Policia po e heton vdekjen e një personi në Shtime

Më: 15 prill 2026 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, ka njoftuar Policia e Kosovës që po e heton rastin.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, raportimi është bërë nga emergjenca. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fsh. Godanc i Epërm, Shtime 13.04.2026 – NN. Nga emergjenca është raportuar se në fshatin e lartë cekur është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat