Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

Kronikë

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

Nga: Bota sot Më: 15 prill 2026 Në ora: 22:44
Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Preshevë–Gjilan

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Preshevë–Gjilan, i cili kishte hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është regjistruar më 15.04.2026, rreth orës 20:00, kur njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Jugu kanë ndaluar një furgon për kontroll rutinë dhe verifikim dokumentacioni.

Gjatë kontrollit të automjetit, i cili drejtohej nga një shtetas i Serbisë, në brendësi të tij janë gjetur 15 kafaze me gjithsej 150 shpezë. Autoritetet kanë bërë të ditur se drejtuesi i mjetit nuk ka poseduar asnjë dokument që dëshmonte prejardhjen apo origjinën e mallit të transportuar.

Njoftimi: 

Më datën 15.04.2026, rreth orës 20:00, nga njësia përkatëse policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Jugu, në magjistralen Preshevë- Gjilan është ndaluar një automjet/furgon i dyshuar, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, është konstatuar se në furgon ndodheshin 15 kafaze me gjithësej 150 shpezë, për të cilat drejtuesi i mjetit nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre. Lidhur me rastin, automjeti së bashku me mallin (shpezët) është sekuestruar nga Policia e Kosovës për procedim të mëtejm tek Dogana e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive të tjera të kundërligjshme, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët në territorin e Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat