Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar në Obiliq pasi nuk ishte paraqitur në Gjykatë sipas urdhëresës.
Ngjarja ka ndodhur më 15 prill rreth orës 13:30 në Plemetinë.
Siç mëson media, patrulla e Stacionit Policor në Obiliq, në bashkëpunim me zyrtarin për ekzekutimin e urdhëresave, ka arritur të ndalojë Daim Bunjakun, për të cilin ishte lëshuar urdhër për sjellje në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë.
I njëjti ishte i obliguar të paraqitej në Gjykatë, por nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
Pas arrestimit, është kontaktuar gjyqtari kompetent, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në paraburgim.
Sipas urdhrit, i njëjti pritet të dërgohet në Gjykatë më 16 prill, për t’u përballur me akuzat që i ngarkohen.