Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragodan

Kronikë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragodan

Më: 16 prill 2026 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në Dragodan (Arbëri) të Prishtinës.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për media, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.

Detaje tjera nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat