Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – detaje nga QKUK

Kronikë

Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – detaje nga QKUK

Më: 16 prill 2026 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Bershanc të Suharekës, mes një veture dhe një çiklisti të mitur.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar një nëntëvjeçar i cili është dërguar në QKUK për trajtim.

Fëmija aktualisht ndodhet në Mjekim Intensiv. Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“Fëmija i lindur 2017, gjendje e rëndë, politraumë, pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, është dërguar në sallën operative të QE-së nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Pas trajtimit është transferuar në Mjekësinë Intensive për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat