Podujevë: I mituri kapet me substancë narkotike, lirohet në procedurë të rregullt

Kronikë

Podujevë: I mituri kapet me substancë narkotike, lirohet në procedurë të rregullt

Më: 17 prill 2026 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar për posedim të substancave narkotike në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:40, në parkun “Manchester”. Gjatë kontrollit policor, tek i dyshuari mashkull kosovar i mitur është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë prej 4.55 gramësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Parku Manchester, Podujevë 16.04.2026 – 16:40. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur, pasi që gjatë kontrollit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 4.55 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat