Policia ndalon traktorin që transportonte ilegalisht dru

Kronikë

Policia ndalon traktorin që transportonte ilegalisht dru

Më: 19 prill 2026 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia ka ndaluar një traktor me rimorkio në Turiqicë së Podujevës, i cili po transportonte dru të pavulosura dhe dokumente përcjellëse.

Në njoftimin e policisë është bërëe e ditur se drutë i janë konfiskuar nga Agjensioni i Pyjeve.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar traktorin me rimorkio drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar një sasi të druve për djegie 2.35m3, të pa vulosura dhe dokumente përcjellëse.

Drutë i janë konfiskuar nga Agjensioni i Pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dhe traktori janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat