​Tri raste dhune ndaj grave brenda një dite, arrestohen të dyshuarit

Kronikë

​Tri raste dhune ndaj grave brenda një dite, arrestohen të dyshuarit

Më: 19 prill 2026 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Tri raste të ndara të dhunës janë raportuar në Leposaviq, Prishtinë dhe Vushtrri, ku viktima janë gra, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë së Kosovës, në Leposaviq më 17 prill, një grua ka raportuar se ish i dashuri i saj kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe e kishte sulmuar fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe dy raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Vushtrri.

Në Prishtinë, më 17 prill është arrestuar një i person, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në banesën e tyre. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Vushtrri më 17 prill, një tjetër person është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, rastet janë duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat