​Aksioni për bixhoz, i arrestuar edhe vëllai i Faruk Mujkës

Kronikë

​Aksioni për bixhoz, i arrestuar edhe vëllai i Faruk Mujkës

Më: 19 prill 2026 Në ora: 16:40
Pamje nga aksioni

Në kuadër të një aksioni të gjerë kundër bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale, i zhvilluar nga Policia në disa rajone të vendit, është arrestuar F.M, vëllai i Faruk Mujkës.

Arrestimi u bë gjatë operacionit që përfshiu dhjetëra bastisje dhe ndalime në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë.

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në komunat Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skenderaj, ku janë arrestuar 34 persona të dyshuar.

Në njoftimin e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë thuhet se gjatë operacionit janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private.

Siç raporton KosovaPress, gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur për aktivitete të kundërligjshme.

Në mesin e 34 personave të arrestuar, 29 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Krahas aksionit, edhe lokali i vëllait të Farkë Mujkës, F.M. (emër i plot I njohur për redaksinë), është bastisur nga policia dhe i njëjti është arrestuar.

Ish-kreu i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, është aktualisht kryeshef ekzekutiv në ndërmarrjen hidroekonomike “Ibër – Lepenc”.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në shtator të vitit 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj kryeshefit të Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, i cili akuzohej për ‘dyshime për dallavere’ gjatë kohës sa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat