Rrëzohet vinçi në lagjen “Arbëria”, raportohet se është lënduar një punëtor – pamje

Kronikë

Rrëzohet vinçi në lagjen “Arbëria”, raportohet se është lënduar një punëtor – pamje

Më: 21 prill 2026 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Një vinç është rrëzuar në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Një punëtor është lënduar i cili po merr trajtim në Emergjencen QKUK-së.

Doktoresha në Emergjencë, Dafina Basholli tha për teve1.info se pacinetit po i bëhen ekzaminimet radiologjike.

Jemi duke realizuar ekzaminimet radiologjike, për momentin situata e tij është stabile. Pas ekzaminimeve do të shohim”, tha ajo.

Siç shihet edhe në pamje, Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur shiritat e sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat