Therje me thikë në Prishtinë, në pranga dy të dyshuar

Kronikë

Therje me thikë në Prishtinë, në pranga dy të dyshuar

Më: 22 prill 2026 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e së dielës në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të therur me thikë.

Dy ditë më pas, sipas raportit të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Nga ana tjetër, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat