Arrestohet në Veternik shtetasi i Shqipërisë që kontrabandonte migrantë nga Egjipti

Kronikë

Arrestohet në Veternik shtetasi i Shqipërisë që kontrabandonte migrantë nga Egjipti

Më: 22 prill 2026 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Veternik të Prishtinës.

Kjo nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

Bazuar në njoftimin zyrtar të policisë, gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të të dyshuarit janë gjetur pesë migrantë, shtetas të Egjiptit.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa migrantët janë dërguar në kampin e azilit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat