Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan

Kronikë

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan

Më: 22 prill 2026 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Dy persona janë goditur nga një veturë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi edhe për gjendjen e të lënduarve.

“Janë jashtë rrezikut për jetën. Kanë marrë tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal, nuk kanë lëndime serioze. Pas marrjes së trajtimit janë liruar në shtëpi”, deklaroi Gashi.

Gashi bëri të ditur se rasti po hetohet dhe vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga hetuesit rajonalë të aksidenteve.

Media merr vesh se të lënduarit janë babë e bijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat