Një tentativë për të legalizuar një dokument të dyshuar të falsifikuar ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë në Leposaviq.
I dyshuari Predrag Stanić, rreth 32-vjeçar kishte aplikuar për konvertimin e një patentë shoferi të lëshuar nga Serbia në patentë të Republikës së Kosovës. Por, gjatë verifikimeve përmes ILECU, është konstatuar se dokumenti nuk figuron i lëshuar nga autoritetet përkatëse në Serbi, duke ngritur dyshime se bëhet fjalë për patentë falso.
Pas këtyre gjetjeve, Policia ka iniciuar rastin për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa i dyshuari ka përfunduar në procedurë hetimore.
Rasti mbetet nën hetime.