Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar

Kronikë

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar

Më: 25 prill 2026 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me lëndimet të rënda ka ndodhur të premten në Lipjan.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se aksidenti ndodhi mes dy veturave dhe si pasojë, dy meshkuj dhe dy femra kanë pësuar lëndime trupore, njëra prej tyre lëndime të rënda.

“Fsh. Konjuh, Lipjan  24.04.2026 – 15:39. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy veturave.

Si pasojë e aksidentit, dy meshkuj dhe dy femra kanë pësuar lëndime trupore, njëra prej tyre lëndime të rënda. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat