Dhunë në familje në Klinë: Një person dyshohet se rrahu babain e tij

Kronikë

Dhunë në familje në Klinë: Një person dyshohet se rrahu babain e tij

Më: 26 prill 2026 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje, është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Klinë.

Sipas raportit policor, një burrë dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të tij dhe familjarëve të tjerë.

Viktima ka pranuar tretman mjekesor.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat