Dërgohet në mbajtje një i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar

Kronikë

Dërgohet në mbajtje një i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar

Më: 27 prill 2026 Në ora: 23:47

Policia ka bërë të ditur se më 25 mars 2026 rreth orës 00:15 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku.

Ku pala e përfshirë në aksident, ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policor, duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë rast zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe sot kanë arritur të sigurojnë prezencën e personit të dyshuar.

Sipas policisë, i dyshuari L.M, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat