Arrestohet një person në Drenas për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Kronikë

Arrestohet një person në Drenas për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Më: 28 prill 2026 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme që lidhen me materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas raportit, rasti fillimisht është raportuar më 16 prill 2026 rreth orës 18:00 në Drenas. Pas hetimeve intensive, autoritetet kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale në fjalë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin, më 27.04.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat