30 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda një dite

Kronikë

30 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda një dite

Më: 28 prill 2026 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet në vend.

Sipas raportit zyrtar, janë regjistruar 30 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 35 aksidente që kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,257 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion.

Po ashtu, janë arrestuar 23 persona, ndërsa 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Një person është raportuar se po vuan dënimin.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat