​Sulmohen dy persona në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Kronikë

​Sulmohen dy persona në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Më: 28 prill 2026 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Dy persona janë sulmuar fizikisht në një incident i cili ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e një sulmi të kryer nga një i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.Ndërsa, i dyshuari është arrestuar nga autoritetet dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat