Dy të lënduar nga përplasja mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Kronikë

Dy të lënduar nga përplasja mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Më: 29 prill 2026 Në ora: 13:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar të mërkurën rreth orës 12:24 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, ku janë përfshirë dy kamionë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.

Sipas Osmanit, aktualisht njëra korsi e rrugës është e bllokuar për qarkullim të automjeteve si pasojë e aksidentit.

“Njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e rrugës për qarkullim”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat