I dënuari me 1 vit burgim për vjedhje të rëndë arrestohet në Prizren, dërgohet për vuajtje dënimi

Kronikë

I dënuari me 1 vit burgim për vjedhje të rëndë arrestohet në Prizren, dërgohet për vuajtje dënimi

Më: 30 prill 2026 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Prizren dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Bëhet fjalë për Gjon Rexhën, nga fshati Osek Hylë i Gjakovës, i cili ishte në kërkim për shkak të një dënimi prej 1 viti burgim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas informacioneve, ai është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, ndërsa pas procedurave, është dërguar për vuajtjen e dënimit të shqiptuar nga gjykata.

Rasti konsiderohet i mbyllur me ekzekutimin e urdhëresës për burgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat