​Vdiq një punëtor në Gjakovë, mbetet i bllokuar nën një kamion

Kronikë

​Vdiq një punëtor në Gjakovë, mbetet i bllokuar nën një kamion

Më: 30 prill 2026 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Një punëtor ka vdekur tragjikisht të enjten në Meqë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

Sipas Krasniqit, shoferi i kamionit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe mjeti transportues ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj, një punëtor që ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante dhe pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.

“Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor(mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat