Kapet “dileri” në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë

Kronikë

Kapet “dileri” në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë

Më: 3 maj 2026 Në ora: 12:16
Foto ilustruese

Një 23-vjeçar është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Sipas njoftimit, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të Shqipërisë 23 vjeçarin, banues në Francë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Kosovë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat