Ky është 30-vjeçari i vrarë në Gjakovë – detaje nga policia

Kronikë

Ky është 30-vjeçari i vrarë në Gjakovë – detaje nga policia

Më: 5 maj 2026 Në ora: 08:38 Përditësuar në ora: 09:19 më 05.05.2026
Foto ilustrim

Ky është 30-vjeçari i vrarë në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e herme të mëngjesit në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi u ther me thikë pas një konflikti.

Rasti ka ndodhur, më 5 maj 2026 rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërsa viktima Rexhë Brahimaj është paraqitur fillimisht në QKMF me plagë të rënda në gjoks.

Vrasja në Gjakovë, i dyshuari në arrati – detaje nga policia

Një person i moshës rreth 31-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të së martës në Gjakovë, si pasojë e plagëve të marra nga thika.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se bazuar në hetimet fillestare dyshohet se rreth orës 02:20 pas një mosmarrëveshje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar nga një person, i cili ndodhet në arrati.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë”, tha ai.

Ai shtoi se njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Vrasje”.

Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

-----

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjakovë.

Media mëson nga burimet brenda policisë se një person i moshës 31-vjeçare ka vdekur si pasojë e therjes me thikë.

Ndërkohë redaksia është në pritje të një konfirmimi zyrtar për informacione më të hollësishme.

Fatkeqësisht, dhuna ka marrë hov në vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat