Në Mitrovicë gjenden eshtrat e dy personave, dyshohet se i përkasin të zhdukurve gjatë luftës

Kronikë

Në Mitrovicë gjenden eshtrat e dy personave, dyshohet se i përkasin të zhdukurve gjatë luftës

Më: 6 maj 2026 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Në Mitrovicë janë zbuluar eshtrat e të paktën dy personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Policia bën të ditur në raportin 24-orësh se gërmimet janë kryer me urdhër të gjykatës.

Ndërsa, dyshohet se mbetjet mortore u përkasin personave të listës kombëtare të të zhdukurve me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999.

“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellur në  IML për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së”, thuhet më tej në njoftimin e policisë .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat