E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, vdes pak pas lindjes

Kronikë

E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, vdes pak pas lindjes

Më: 7 maj 2026 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të rëndë të ndodhur në Ferizaj, ku një e dyshuar grua ka lindur foshnjën e saj në tualetin e Emergjencës.

Foshnja, siç ka konfirmuar për median, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vdekur pak kohë pas lindjes.

Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje e foshnjes gjatë lindjes”.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet në procedura të mëtejshme hetimore. E dyshuara po qëndron në repartin e Gjinekologjisë në Ferizaj për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, thotë Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat