Arrestohet në Kosovë i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Kronikë

Arrestohet në Kosovë i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Më: 10 maj 2026 Në ora: 18:48
Ilustrim

Një person është arrestuar sot në Kosovë, pasi kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, arrestimi është realizuar më 10 maj 2026, rreth orës 13:10, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë policore të rajonit të Gjakovës.

Personi i arrestuar, shtetasi kosovar me inicialet H.M., kërkohej përmes INTERPOL, bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipëri, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore në koordinim me autoritetet kompetente.

Sipas Policisë, bashkëpunimi ndërkombëtar policor dhe realizimi i urdhër arresteve ndërkombëtare mbeten pjesë e angazhimit për luftimin e krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat