Plagoset një person në Kamenicë, dy të dyshuar në pranga

Kronikë

Plagoset një person në Kamenicë, dy të dyshuar në pranga

Më: 11 maj 2026 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një person është plagosur në Kamenicë, ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një i dyshuar i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë i cili dyshohet se ka kryer vepër penale moslajmërim te veprës penale lirohet në procedurë të rregullt. Arma e zjarrit është konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat